S’ka trajner portierësh prej 2 javësh te Luftëtari, ja situata në klubin gjirokastrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 13:38

S’ka trajner portierësh prej 2 javësh te Luftëtari, ja situata në klubin gjirokastrit

Luftëtari nuk e ka plotësuar ende stafin teknik dhe aktualisht vetëm trajneri Nikolin Çoçlli dhe ndihmësi i tij, Neritan Novi, po punojnë me skuadrën.luftetar

Edhe pse një klub i Kategorisë Superiore, çuditërisht nuk ka në staf prej dy javësh një trajner portierësh. Deri në dhjetor këtë detyrë e ka bërë Dritan Kristidhi, i cili njëkohësisht është edhe trajner i portierëve në Kombëtaren U-17.

Mirëpo, largimi i tij ka bërë që portierët Avernold Qyrani, Arlis Shala dhe Sadik Basha, të stërvitën pa një përgatitës. Kësisoj, klubi po shfaq probleme nga më të ndryshmet, duke e lënë tashmë edhe stafin të paplotësuar. Një situatë e zymtë dhe me drejtuesit që nuk po i dalin për zot klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"