Situtatë kaotike tek Teuta, pas mbledhjes Nica nuk zbret në fushë për të drejtuar stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 16:19

Situtatë kaotike tek Teuta, pas mbledhjes Nica nuk zbret në fushë për të drejtuar stërvitjen

Teksa pritej që stërvitja e Teutës të drejtohej sot nga Stavri Nica, ka ndodhur e kundërta. Pas një mbledhje që ekipi pati me presidentin Edmond Hasanbelliu, ku nuk munguan kritikat për lojtarët dhe tonet e larta, trajneri Nica nuk zbriti në fushë për të drejtuar ekipin.

nica teuta

Ai iku i nervozuar nga kompleksi stërvitor me makinën e tij. Stërvitjen e drejtoi zv. trajneri Ilir Biturku. Një situatë kaotike që pritet të sqarohet në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"