“Situatë e çmendur dhe e frikshme”, Solomon: Më mungon futbolli dhe …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 10:52

“Situatë e çmendur dhe e frikshme”, Solomon: Më mungon futbolli dhe …

Ndërprerja e aktiviteve dhe përgatitjeve në terren i ka detyruar sportistët që të izolohen në shtëpi. Për të ruajtur formën fizike, sportistët mundohen që në kushte shtëpie të mbajnë sadopak regjimin sportiv. Të mbyllur 24 orë brenda mureve të shtëpisë, sportistët mundohen të gjejnë mënyra alternative për të kaluar kohën, ku padyshim shpëtimtar shikohet përdorimi i rrjeteve sociale.

Solomon maske

Nga futbollistët e Partizanit, më aktivi në rrjetet sociale mbetet Theofilus Solomon. Përmes “Instagramit” sulmuesi nigerian tregon shumë nga përditshmëria e tij në izolim dhe së fundmi ai iu përgjigj edhe disa pytjeve të drejtuar nga ndjekës të tij. Pyetjes se çfarë i mungon më shumë nga jeta që ka bërë zakonisht para mbylljes në karantinë, sulmuesi i Partizanit u përgjigj: ”Më mungon futbolli dhe udhëtimi”.

Solomo5

Ndërsa pytjes se çfarë mendon për këtë situatë, Solomon u përgjigj: “Është një situatë e çmendur dhe e frikshme. Shumë njerëz po humbasin jetën nga kjo”.

Solomon Partizani

Në përgjigjet e dhëna sulmuesi i Partizanit tregon se çdo ditë përgatitet dy orë në shtëpi dhe shpreson që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

Solomon story

Ilir Cara – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"