Situata e Kukësit para Dinamos/ Dëmtime në masë, priten 4 mungesa te skuadra e Nicës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2023 | 15:21

Situata e Kukësit para Dinamos/ Dëmtime në masë, priten 4 mungesa te skuadra e Nicës

Kukësi nuk po gjen qetësi sa u përket lojtarëve të dëmtuar, sepse i fundit që e ka pësuar në stërvitje është mbrojtësi titullar, Franci Lala.

KUKESI

Sipas të gjitha gjasave, ai do të mungojë ndaj Dinamos, ndërsa skuadra vuan edhe dëmtimet e mesfushorëve Daniel Momoh dhe Abdou Mbarak, që gjithashtu nuk janë të gatshëm për këtë ndeshje. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për fantazistin Françesko Hasaj, i cili doli i dëmtuar në ndeshjen e dy javëve më parë ndaj Laçit.

Një situatë jo e mirë, por gjithsesi Nica do të mundohet të sajohet me lojtarët që ka në dispozicion. Alternativat nuk mungojnë, ndërsa një rikthim i rëndësishëm për të dielën është ai i mbrojtësit Endri Reçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"