Siti planifikon një tjetër goditje të madhe pas Haland, dy shitje për të arritur te ylli portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 17:20

Siti planifikon një tjetër goditje të madhe pas Haland, dy shitje për të arritur te ylli portugez

Mançester Siti i Pep Guardiolës duket se po planifikon të ndërtojë një super skuadër për sezonin e ardhshëm, ku pas transferimit të bujshëm të Erling Haland, “Qytetarët” duket se janë vënë në ndjekje të sulmuesit të Atletikos, Zhoao Feliks.

zhoao feliks

Sipas raportimeve nga “CNN Portugal”, tekniku spanjoll ja ka kërkuar këtë transferim drejtuesve të klubit duke i prezantuar profilin e portugezit si zgjedhjen e duhur për të kompletuar repartin e avancuar që pret të lirohet nga largimet e Sterling dhe Zhezus.

Vetëm pas largimit të dy sulmuesve Siti do t’i afrohet Atletikos për të negociuar lidhur me një transferim të bujshëm të 22-vjeçarit në Premier Ligë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"