Siti përforcohet në prapavijë, Guardiola merr mbrojtësin për 70 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 15:11

Siti përforcohet në prapavijë, Guardiola merr mbrojtësin për 70 milionë euro

Ruben Diaz mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Benfikën, ndërsa transferimi i mbrojtësit te Mançester Siti po afrohet gjithnjë e më shumë edhe sipas trajnerit Zhorge Zhezus.

3E879F06-A169-4C57-8D16-E092C1EAEE45

“Qytetarët” kanë kohë në bisedime me klubin portugez për transferimin e qendërmbrojtësit dhe tashmë janë pranë marrëveshjes për 23-vjeçarin, i cili vlerësohet nga Benfika 70 milionë euro.

Por Guardiola donte ta përdorte Otamendin për të ulur çmimin e Diaz, duke përfshirë në operacionin e transferimit kartonin e ish-mbrojtësit të Benfikës, por argjentinasi do të rikthehet në Lisbonë për 13.7 mln paund me një kontratë të veçantë.otamendi

“Jam shumë i sigurt se kjo ishte ndeshja e fundit e Diazit, por ndonjëherë gjërat ndryshojnë në futboll. Është një lojtar që na vjen keq që po e humbasim. Edhe unë jam fajtor për largimin e tij”, tha trajneri i Benfikës, Zhezus.

Madje sipas raportimeve të fundit gjithçka mes palëve është mbyllur dhe zyrtarizimi është çështje orësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"