Sinjale nga PSG dhe Premier Liga, Murinjo ka vendosur ku do të drejtojë në sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 16:27

Sinjale nga PSG dhe Premier Liga, Murinjo ka vendosur ku do të drejtojë në sezonin e ardhshëm

Zhoze Murinjo ka arritur të kthejë Romën mes skuadrave protagoniste në kampionatin italian dhe një pretendente serioze për një vend në Ligën e Kampioneve. Si rrjedhojë, emri i tij ka nisur të qarkullojë në shumë klube të tjera të njohura me spekulime për oferta tunduese, duke filluar nga PSG për të vazhduar me skuadrat e Premier Ligës.

MURINJO

Kritikat për ndeshjet e fundit, kishin lënë të mendohej se Murinjo mund të kërkonte ndërprerjen e kontratës me Romën, edhe pse pronarët amerikanë janë shumë të kënaqur me zhvillimin e skuadrës. Por duket se portugezi ka vendosur që të mos ndërrojë destinacion gjatë kësaj vere. Sipas “Corriere Dello Sport”, ai është kthyer nga Londra ku ka kaluar disa ditë pushime me familjen, i bindur plotësisht për të vazhduar me Romën deri në fund të kontratës aktuale, që i përfundon në qershorin e vitit 2024.

Më pas, trajneri do të shohë nëse do të vazhdojë të qëndrojë me verdhekuqtë, në varësi të vijimësisë së projektit të Fridkin, apo nëse do të kërkojë një sistemim të ri, me shumë emra klubesh apo edhe kombëtaresh të interesuara për shërbimet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"