Siguria në stadiume, Qarri nuk e ka mendjen te policia: Problemet vijnë vetëm prej arbitrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2019 | 22:23

Siguria në stadiume, Qarri nuk e ka mendjen te policia: Problemet vijnë vetëm prej arbitrave

Për Naim Qarrin problemi më i madh është gjykimi dhe jo mungesa e policëve në stadiume. Sipas presidentit të Kamzës, gabimet e gjyqtarëve janë shpeshherë shkak i agravimit të situatës edhe në shkallët e stadiumeve.

qarri-naim-1

“Jam i mendimit se nuk është aspak e nevojshme rikthimi i policisë nëpër stadiume. Jam ‘pro’ mbajtjes së ndeshjeve me forcat e sigurisë private, të cilët duhet të jenë në numër proporcional me numrin e tifozëve. Çdo gjë e kanë në dorë arbitrat. Sa herë që ka gjykime të drejta dhe paanshmëri, nuk ka asnjë problem as në fushë, por as në shkallët e tifozërive. Pra, çdo gjë mbetet në dorë të arbitrimit. Duhet t’u kushtohet më shumë vëmendje problemeve të gjykimit”, shprehet Qarri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"