“Si skuadër ishim turp, nuk e toleroj më”, Gvozdenoviç pas humbjes: Ishim keq të gjithë, duke filluar nga unë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 20:21

“Si skuadër ishim turp, nuk e toleroj më”, Gvozdenoviç pas humbjes: Ishim keq të gjithë, duke filluar nga unë

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, nuk ka kursyer kritikat ndaj skuadrës së tij pas humbjes 2-0 përballë Dinamos, një rivali direkt për katërshen e parë.

bandicam 2024-03-30 20-04-45-632

“Nuk ishte fat, e vërtetë që në Durrës nuk kemi fituar asnjëherë. Por nuk ishte fat sepse Dinamo i meritoi të gjitha. Nuk ishim mirë, shumë dobët nga minuat e parë, deri në fund. Nuk vrapuam mirë, ata ishin më agresivë, fituan topin e dytë, më shumë deshirë të fitonte ndeshjen Dinamo. Ne nuk kishim një apo dy lojtarë keq, ne si skuadër sot ishim turp, keq. Sot nuk e meritonim asgjë nga ndeshja.

Mungesat me Kombëtaret? Ndoshta ishin pak minus për ne, por prapë ishin vetëm 3 lojtarë, nuk ishim në nivelin e Skënderbeut.

Në pjesën e parë e drejtë, isha mërzitur nga kjo dhuratë nga minuta e tretë. Se sot ishte një ndeshje e rëndësishme për të dy, kur ke derbi nuk mund të bësh dhurata në fillim. Pastaj ishte e vështirë, skuadra reagoi pak me një shans të Rashicës e ndoshta mund të mbyllej 1-1. Por përsëir nuk reaguam mirë në pjesën e dytë, ishim në një pafuqi, nuk kishim dëshirë si gjithmonë ka Skënderbeu, nuk ishim agresivë, ishim shumë dobët dhe linjat nuk kishin ekuilibër. Ishim shumë larg. Shumë gabime dhe pastaj ishte shumë e vështirë pjesa e dytë. Edhe lojtarët nga pankina, nuk ndërruan shumë lojën. Të gjithë bashkë ishim keq sot.

Pauza ndali ritmin? Ndoshta po, sepse pas dy javëve, ne themi të shohim vetëm sot në ndeshje. Por të gjithë ishim dobët, ndoshta kjo ishte minus për ne. Por nuk është alibi, se një ekip si Skënderbeu mund të humbë ndeshje, por jo si sot. Mund të kuptoj lojtarët që pas këtyre ndeshjeve mirë, mund të dalë një keq. Por nuk mund të ulim agresivitetin e dëshirën. Kjo nuk është e mirë. Nuk mund ta toleroj.

Të gjithë sot, edhe unë si trajner sot nuk isha mirë. Edhe lojtarët. Kur ndërrova lojtarë si Liço, Prençi e Rabiu, kisha mendim që të provojmë diçka nga pankina me lojtarë që kanë më pak minuta, por me grintë mund të bënin diçka tjetër. Jo se ata luajtën keq, të gjithë si skuadër ishim keq.

Ekipit i jap karton të verdhë, se nuk ishim mirë, ishim si të lodhur. Por tani do të gjykojmë lojtarët, të gjithë nuk ishim mirë, do mundohemi që javën tjetër të bëjmë më mirë. Jo pak, shumë më mirë.

Tirana? Përsëri një javë e vështirë. Nga fillimi, themi çdo ndeshje është e fortë. Nuk ka probleme, ne jemi Skënderbeu, kemi respekt për Tiranën. Por kemi javën përpara, do punojmë dhe jam i sigurt se do të përgatitim ndeshjen mirë”, tha Gvozdenoviç për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"