Shtyhet ndeshja Korabi-Dinamo, shkak bëhet… Kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2021 | 17:52

Shtyhet ndeshja Korabi-Dinamo, shkak bëhet… Kombëtarja

Korabi-Dinamo zhvendoset për të hënën. Edhe pse ishte planifikuar fillimisht për sot, është vendosur që të luhet një ditë më vonë. Supersfida e javës së 18-të do të transmetohet nga “RTSH”, ndaj edhe FSHF-ja ka ndryshuar axhendën.

Dinamo Korabi

Ky 90-minutësh konsiderohet përcaktues për garën e Grupit A. Blutë do të udhëtojnë në Peshkopi jo vetëm për të ruajtur kreun, por edhe mos lejuar dibranët që t’i parakalojnë.

Një humbje e mundshme do të rrezikonte jo pak misionin “Superiore”, ndaj edhe drejtuesit vendosën që edhe këtë javë të vazhdojë heshtja. Skuadra e Agim Canajt në anën tjetër ka shansin e artë që duke likuiduar kryeqytetasit, të futet zyrtarisht në “valle” për vendin e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"