Shtyhen ndeshjet e Kategorisë Superiore, ja kur do të luhet java e 27-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2018 | 22:53

Shtyhen ndeshjet e Kategorisë Superiore, ja kur do të luhet java e 27-të

Ndeshjet e Kategorisë Superiore, të vlefshme për javën e 27-të të saj, nuk do të zhvillohen të mërkurën, më 28 mars, siç ishte parashikuar në programin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kategoria-Superiore-2018

Siç mëson gazeta, FSHF e ka shtyrë këtë javë për t’u zhvilluar ditën e shtunë dhe të dielë, në datat 31 mars dhe 1 prill. Të shtunën, do të luhen takimet Teuta-Laçi, Vllaznia-Skënderbeu dhe Flamurtaro-Kukësi, ndërsa dytakimet e tjera, do të luhen ditën e dielë. Kushtet e rënduara atmosferike të ditëve të fundit, kanë bërë që FSHF të shtyjë me disa ditë zhvillimin e javës së 27-të.

Java 27 (31 shkurt-1 prill)

Të shtunën
Teuta-Laçi 14:00
Vllaznia-Skënderbeu 17:00
Flamurtari-Kukësi 17:00
Të dielën
Luftëtari-Lushnja 14:00
Kamza-Partizani 14:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"