Shtubina ka një dedikim: Golat, për tifozët që na munguan!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2014 | 11:26

Shtubina ka një dedikim: Golat, për tifozët që na munguan!

Apolonia-Vllaznia 1-3, Shtubina ne aksionNdriçim Shtubina, heroi i takimit të djeshëm ndaj Apolonisë, u shpreh i kënaqur për dopietën e realizuar. “Kemi marrë një fitore më se të merituar. Nuk kemi qenë mirë në momentet e para të lojës, pasi edhe gabuam në pasime, por më pas gjithçka foli për ne. Natyrisht si çdo lojtar, jam i kënaqur për golat. Jam ndier edhe më mirë, pasi në krah kam pasur dhe shiritin e kapitenit. Për mua, nuk ka shumë rëndësi nëse shënoj unë apo një shok i skuadrës, rëndësi ka fitorja e Vllaznisë. Golat janë dhuratë për tifozët tanë, të cilët na munguan shumë. Kisha kohë që nuk gjuaja nga pika e bardhë në një takim zyrtar. Të jem i sinqertë, pata shumë emocione dhe prandaj godita me forcë. Por në ato momente mendova se duhet të isha unë ai që do të gjuaja. Nuk mendoj se do të jem unë një goleador i këtij sezoni, pavarësisht tre golave të shënuar. Gjithsesi, dua të kontribuoj sa më shumë për ekipin. Mendoj se shumë shpejt do të zhbllokohen edhe sulmuesit e skuadrës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"