Shtubina do të mungojë ndaj Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2014 | 12:35

Shtubina do të mungojë ndaj Lushnjës

Vlaznia-Skenderbeu 1-0, Shtubina ka shenuarDy gola në takimet e fundit, dy gëzime të shoqëruar me dy kartonë të verdhë kanë bërë që lojtari më i mirë për momentin te Vllaznia, Ndriçim Shtubina, të mos jetë i gatshëm për takimin e radhës ndaj Lushnjës. Ai do të jetë një nga mungesat më të mëdha të teknikut Dervish Haxhiosmanoviç në këtë përballje delikate, pasi edhe kundërshtari synon mbijetesën në Superiore. Në një situatë të tillë, një mungesë kaq e rëndësishme mund të ketë ndikim në lojën e skuadrës kuqeblu. Megjithatë, numri një i pankinës, “Deda”, që prej ditës së djeshme ka filluar të mendojë për emrat më të mundshëm që do të zëvendësojnë Shtubinën në përballjen me lushnjarët. Trajneri Dervish Haxhiosmanoviç ka disa ditë për të vendosur përfundimisht për lojtarin që do të jetë në krahun e majtë të mesit të fushës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"