Shtubina, akord për rinovimin

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 27, 2014 | 10:06

Shtubina, akord për rinovimin

Vllaznia-Kastrioti-2-1-Shtubina-ne-mbulimin-e-Shetes-dhe-Abrahamit-godet-dhe-shenon-1024x642Nuk ka më dilema, Ndriçim Shtubina do të jetë pjesë e Vllaznisë edhe për sezonin 2014-2015. Dje paradite drejtuesit e klubit shkodran janë takuar me lojtarin dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Në fakt, Shtubina ka pasur në fuqi një kontratë që përfundonte në verën e vitit 2015, por pas ndryshimit të drejtuesve të klubit, marrëveshja u rishikua. Dje përfundimisht palët kanë rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një vit tjetër. “Jam i kënaqur që do të vazhdoj të jem pjesë e Vllaznisë”, deklaroi dje lojtari, për të cilin së fundmi kanë shfaqur interes Kukësi dhe Teuta. Pas Shtubinës, drejtuesit kanë diskutuar dje pasdite edhe me titullarët e tjerë të sezonit të kaluar dhe gjërat duken në rrugë të mbarë. Kësisoj, Vllaznia nuk do të preket nga largimet e shumta, teksa do të ruajë boshtin e futbollistëve. Zyrtarizimi i portierit Shpëtim Moçka dhe mesfushorit Rijat Shala, i cili ka luajtur edhe në Serinë A, të bën të besosh se merkatoja kuqeblu do të jetë me emra cilësorë. Kompania zvicerane “Gea Sport” ka premtuar afrime të shumta që do ta bënin Vllazninë dinjitoze.





www.minuta90.com