Shtatë lojtarë nga ekipi i të rinjve, COVID-i dhe rregullorja e UEFA-s “fikin” klubin europian para sfidës së Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 11:45

Shtatë lojtarë nga ekipi i të rinjve, COVID-i dhe rregullorja e UEFA-s “fikin” klubin europian para sfidës së Champions-it

Shahtjori i Donjetskut mbërriti në Madrid ditën e djeshme ku do të bëjë debutimin e tij në Ligën e Kampioneve kundër Realit të Madridit sot në 19:00 në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

Champions

Ekipi ukrainas arrin me një skuadër plot lajme për shkak të pozitivëve për Koronavirus që kanë qenë në skuadër në javët e fundit. Rregullorja e UEFA-s nuk lejon që një lojtar të zbresë në fushë në kompeticionet e saj pa mbushur një javë nga negativiteti në tamponin për Koronavirus.

Shakhtar

Në këto kushte, trajneri Lukas Kastro ka grumbulluar për këtë ndeshje vetëm 13 futbollistë nga ekipi i parë, teksa shtatë të tjerë që plotësojnë grupin janë marrë nga ekipi i të rinjve, ndonjë nga të cilët do të ketë mundësinë e debutimit në Champions e aq më tepër ndaj një klubi ikonik si Reali i Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"