Shtatë huazime në gjashtë vite, kush është mbrojtësi i Liverpul që s’ka debutuar ende me Klopin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2023 | 19:53

Shtatë huazime në gjashtë vite, kush është mbrojtësi i Liverpul që s’ka debutuar ende me Klopin

Mbrojtësi i Liverpulit, Anderson Arrojo, është huazuar për herë të shtatë në karrierën e tij. 23- vjeçari do të kalojë sezonin 2023-24 në formë huazimi te skuadra spanjolle e “Segunda Division”-it FC Andorra.

arrojo

Arrojo iu bashkua Liverpulit nga skuadra kolumbiane Fortaleca C.E.I.F. në moshën 18 vjeçare në vitin 2018. Me ardhjen e tij ai u dërgua menjëherë në huazim te Majorka për 18 muaj, ku bëri vetëm 12 paraqitje.

Më pas ai e kaloi sezonin 2018-19 në huazim te Gent së bashku me talentin e Liverpulit, Taivo Auoniji. Mbrojtësi më pas u kthye në “Anfield Road”, por ai u huazua përsëri pas vetëm tre muajsh te klubi çek FK Mlada Boleslav për sezonin 2019-20.

Pasi u përpoq të depërtonte në ekipin e parë të “Reds”-ave, Arrojo u dërgua përsëri në huazim për tre sezone të tjera radhazi te Salamanka, Mirandesi dhe Alaveshi.

Pavarësisht nënshkrimit pesë vjet më parë, ylli i lindur në Kolumbi nuk ka bërë ende një paraqitje të vetme për skuadrën e Jyrgen Klopit, i cili u ul në stol në vitin 2015.

Kontrata e tij skadon në vitin 2025, por “Reds” mund ta shesin në të ardhmen. Aleksis Mek Alister iu bashkua klubit për 55 milionë paund nga Brajtoni muajin e kaluar. Ai u pasua nga hungarezi Dominik Sobozlai, i cili u transferua për 60 milionë paund Lajpcigu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"