Shqipëria, në podiumin e fazës në grupe për reagimet në Twitter

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Qershor 26, 2016 | 10:04

Shqipëria, në podiumin e fazës në grupe për reagimet në Twitter

Rrjetet sociale janë kthyer tashmë në bashkudhëtare të aktiviteteve sportive dhe UEFA ka bërë të ditur se në fazën në grupe të Euro 2016 , janë shënuar shifra rekord postimesh në Twitter për aktivitetin. Mes evenimenteve më të ndjekura apo për të cilat ka pasur më shumë reagime, gjendet vazhdimisht edhe emri i Shqipërisë.

Paje

Gjatë fazës në grupe të Euro 2016, janë postuar më shumë se 45 milion mesazhe që kishin si temë aktivitetin, ndërsa tre futbollistët më të përmendur në Twitter ishin Dimitri Paje, Kristiano Ronaldo dhe Garet Beil. Duke u nisur nga kjo renditje, UEFA ka ndërtuar edhe formacionin tip të Euro 2016, të përbërë nga futbollistët më të përmendur.

8ce202f00b09cff7063878950d03fdbf-1466857151

Ndërkohë, janë përllogaritur edhe tre momentet e fazën në grupe ku ka pasur më shumë reagime në këtë rrjet sociale. Në vend të parë është goli i fitores i Paje ndaj Rumanisë (89940 “cicërima”). Në vend të dytë është përsëri mesfushori francez, me golin e shënuar kundër Shqipërisë (66484), ndërsa në vendin e tretë është goli i Garet Beil kundër Anglisë (51660).

13472329_10207972654648123_850601690_n

Ndeshja hapëse mes Francës dhe Rumanisë ka tërhequr më shumë përdoruesit e Tëitter, me 2,3 milionë mesazhe të postuara rreth saj. Në vend të dytë është takimi mes Anglisë dhe Uellsit (2 milion mesazhe), ndërsa takimi Francë-Shqipëri është në vendin e tretë të kësaj renditje me 1,7 milionë “cicërima”.





www.minuta90.com