“Shqipëria më pëlqeu ndaj Anglisë deri…”, Agolli: T’i japim kohë kuqezinjve, ja lojtarët që marrin skuadrën përsipër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2021 | 16:37

“Shqipëria më pëlqeu ndaj Anglisë deri…”, Agolli: T’i japim kohë kuqezinjve, ja lojtarët që marrin skuadrën përsipër

Ansi Agolli është shprehur se Shqipërisë i duhet ende kohë, për të marrë rezultate pozitive ndaj skuadrave të mëdha si Anglia. Gjithashtu ish-kapiteni i Kombëtares është shprehur se ndaj Anglisë kuqezinjtë i pëlqyen si luajtën, deri te momenti i golit të parë të pësuar.

Agolli44

“Sigurisht që e pashë ndeshjen e Kombëtares. Më pëlqeu shumë skuadra, deri në momentin që pësuam golin e parë. Te goli ishte një markim jo i mirë, sepse Kejn i vodhi Veselit kohën. Pas golit, Anglia dominoi gjithçka. Pamë një Angli që kishim vite pa e parë. Shqipëria është një skuadër në ndërtim e sipër, me shumë cilësi, por duhet ti japim pak kohë.

Skuadra nuk bëhet me shkop magjik, por duhet kohë që ekipi jonë të marrë rezultate me skuadra si Anglia. Nuk duhet të jemi shumë pesimist. Këto lojtarë janë akoma të rinj dhe liderët do dalin me kalimin e kohës. Te skuadra ka disa lojtarë të cilët e marrin skuadrën përsipër si Berisha, Hysaj dhe Cikalleshi”, tha Agolli në emisionin “Skaner”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"