“Shqipëria dhe Kosova do të bëhen më të forta”, trajneri: Koha po punon për futbollin shqiptar!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 0:24

“Shqipëria dhe Kosova do të bëhen më të forta”, trajneri: Koha po punon për futbollin shqiptar!

Trajneri i Kosovës U21 Rafet Prekazi është i bindur se Shqipëria dhe Kosova do të plotësohen me lojtarë cilësorë në vitet e ardhshme.

preka

Në një lidhje direkte me emisionin “Fan Zone” të “Supersport”, Prekazi u shpreh se kushtet e futbollit në Shqipëri dhe në Kosovë po përmirësohen gradualisht.

” Moment kur është ndërprerë kampionati në Kosovë – Kemi pasur probleme, që sigurisht kanë qenë politike. U ndalua futbolli për ne atëherë, pasi nuk ishim dakord të luanim në ligën jugosllave dhe zgjodhëm të luanim në fusha jo të mira. Atëherë ndalej futbolli për arsye politike, tani për shkak të koronavirusit.

Talentet e ardhshëm të Kosovës – Dihet që Kosova ka talente, pasi këtu është luajtur futboll në një shtet të fortë. Liga e Jugosllavisë ishte e dyta në Europë, por kanë ikur nga jeta e vështirë këtu, kurse atje punojnë në kushte të mira. Fati i mirë është që janë të gjithë shqiptarë. Ata do e përforcojnë Kosovën dhe Shqipërinë. Koha punon për futbollin e Kosovës dhe shqiptar në përgjithësi, pasi ka shumë talente. Ne kemi pasur kushte të këqija, por tani kanë ndryshuar. Jam optimist”, përfundoi Prekazi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"