Formula 1/ Shpërthime gomash dhe aksident, garë spektakolare në Azerbajxhan. Perez ia merr Fetelit në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2021 | 17:12

Formula 1/ Shpërthime gomash dhe aksident, garë spektakolare në Azerbajxhan. Perez ia merr Fetelit në fund

Serxhio Perez fiton në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit me Red Bull, teksa kaloi Sebastian Fetelin në vijën e finishit. Maks Verstapen u detyrua të lërë garën kur kishte edhe 5 xhiro për të bërë për shkak të shpërthimit të gomave të pasme.

bandicam 2021-06-06 17-11-38-008

Verstapen e ndërpreu garën e tij në xhiron e 46-të, teksa ishin 51 xhiro në total. Gjithashtu edhe Hamilton e humbi mundësinë për një renditje më të mirë, duke përfunduar në vendin e 16-të në fund.

Pierr Gasli kompleton podiumin me Alpha Tauri duke u renditur i treti, përpara Çarles Leklerk i cili mbeti i katërti në fund të një gare që e filloi nga “pole position”. Lans Stroll pësoi aksident në pistë, për shkak të shpërthimit të gomës së pasme të majtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"