Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Luiza Gegën e morën peng ditën më të lumtur të jetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2022 | 14:51

Shpërthen gazetari Artan Hoxha: Luiza Gegën e morën peng ditën më të lumtur të jetës

Gazetari Artan Hoxha ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër ceremonisë ndaj Luiza Gegës, të bërë nga qeveria për shkak të triumfit të saj në Mynih, ku u shpall kampione e Europës në 3000 metra me pengesa.

artan hoxha

Me anë të një postimi në “Facebook”, ai shprehet se kampionen e atletikës e morën peng në ditën më të lumtur të jetës se saj.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës në Facebook:

Në ditët e para te muajit gusht, ka ndodhur një prej pengmarrjeve më të bujshme në historinë e Shqiperisë.

Por, sot, ne ditët e fundit te muajit gusht

Kryeministri i Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe një tabor me ministra të qeverisë, morën peng live, në bulevardin “Dëshmoret e Kombit” kampionen e sapo shpallur te Europës ne 3000 metra, Luiza Gegen…

Çdo qytetar i kryeqytetit apo çdo shqiptar, qe ka dale qofte dhe një here te vetme, për një shëtitje nga liqeni artificial, e ka pare me sytë e tij, ku stërvitet Luiza Gega…

Ditën kur kampionia e re e Europës duhet te shijonte me shume se kurrë lavdinë e sakrificës së saj, duke triumfuar përtej çdo pengese ne këtë vend, Luiza Gegën e morën peng, për ta privuar nga shija e krenarisë, së të qenit kampion europian, i një vendi të vogël.

E morën peng ne mënyrën me te shëmtuar, për te përfituar sadopak nga lavdia e saj, nga suksesi i saj, nga sakrifica dhe mundi i saj, nga dashuria qe shqiptaret e thjeshte kane për kampionen e tyre te sakrificës…

Edhe ditën kur duam te përshëndesim dhe duartrokasim një kampione Europe, qe na përfaqëson me mire se askush tjetër.

Na jep shprese dhe besim se ky vend BËHET.

Pa piken e turpit, faqe gjithe shqiptareve, e merrni peng dhe shfaqeni para ekraneve duke na detyruar te degjojme perrallat dhe kapardisjet tuaja.

Jeni mjeranë.

Shume mjerane…

Po pse, nuk e dimë ne, se çfarë ka hequr Luiza Gega, për të mbërritur këtu, ku mbërriti?!

Po pse nuk e kemi pare Luiza Gegen te stërvitet dhe vrapoje ne çdo livadh, shteg, asfalt, beton apo skerk te këtij vendi, për t’u bere kjo qe është sot?!

Po pse kemi harruar ne, se si Luiza, fill e vetme ka sakrifikuar, ne shi dhe ne zhegun e vapës, aty ku nuk ka pista tartani e tapete atletike, sepse qeveritaret, politikanet dhe kryebashkiakët, mbretërit e betonit dhe shkatërruesit barbare me te mëdhenj te komplekseve sportive te vendit, nuk lanë asnjë centimetër piste atletike ne Tirane.

Pikërisht ne kryeqytetin e vetëm europian, qe nuk ka një piste atletike, por ka kampione Europe ne atletike.

Ne kryeqytetin, qe sot e nderon Luizen me shume se askënd tjetër, si kampionia me e re e SAKRIFICËS ne ketë vend…

Te gjithë shqiptaret e dine sot me shume se kurrë, se kampione Europe dhe kampione e sakrificave te çdo shqiptari për te ecur përpara ne këtë vend te keqeverisur, është Luiza Gega dhe jo ju, qe e morët peng ne ditën me re lumtur te jetës se saj….

Harramseze, harram e paçi edhe ketë ditpor

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"