Shpendi: Stiven, më i mirë në driblim. Kur ishim të vegjël ‘luftonim’ për golashënues, por na i ngatërronin golat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 20:32

Shpendi: Stiven, më i mirë në driblim. Kur ishim të vegjël ‘luftonim’ për golashënues, por na i ngatërronin golat

Shumë tifozë të futbollit mund të kenë dëg juar për Stiven Shpendin, titullar në sezonin e tij të parë në Serinë A me fanellën e Empolit. Por në zemër të Emilia-Romanjës, pikërisht në skuadrën ku shpërtheu talenti Stiven, luan binjaku i tij Kristian.

850x636_stiven-kristian-shpendi1682846609

Më në fund, pas një viti të kaluar nën hijen e vëllait të tij, ai pati një nisje të fuqishme këtë sezon me Çezenën, me 5 gola dhe 2 asistime në gjashtë ndeshje të Serisë C: “Jam shumë i lumtur për vëllain tim, por në të njëjtën kohë jam i fokusuar në rrugën time. Dua të jap maksimumin në çdo ndeshje për ta çuar Çezenën në krye”, thotë për “cronachedispogliatoio.it”.

KËMBA NË GAZ PËR SHPENDIN- Kushdo që i ka parë ata të dy duke luajtur në fushë patjetër që do të jetë mahnitur. Një energji dhe vendosmëri konkurruese që ishte e pazakontë për dy djem, të cilët kanë lindur në vitin 2003. Të dy janë identikë, si nga pikëpamja estetike, ashtu edhe në mënyrën e tyre të të qenit në fushë. Sezoni 2022-‘23 ia vlejti, çka solli edhe kapërcimin në Serinë A për Stiven Shpendin, autor i 12 golave dhe 3 asistimeve në 29 ndeshje, ndërsa vëllai i tij e përfundoi me 5 ndeshje të luajtura dhe 1 gol: “Viti i kaluar nuk shkoi ashtu siç doja. Pas fillimit tim të parë, mes lëndimeve dhe kohës së kufizuar të lojës, nuk isha në gjendje të shprehesha sa më mirë. Por Stiven e bëri atë, dhe unë jam krenar për të”, pranon ai. Megjithatë, duke krahasuar të dhënat për këtë periudhë të sezonit të Stivenit vitin e kaluar dhe Kristianit këtë vit, vihet re një gjë: koha e lojës është shumë e ngjashme (318 minuta). Ndryshimi janë golat, sepse pas 6 ndeshjesh Kristiani tashmë ka shënuar dyfishin e golave të sulmuesit aktual të Empolit. Deri më tani ai ka shënuar me të djathtën, të majtën dhe me kokë.

FUTBOLLI, NJË GJË FAMILJARE-  Binjakët Shpendi janë një rast unik dhe i rrallë i dy vëllezërve që po bëjnë emër në futbollin profesionist dhe po e bëjnë bashkë: “Unë dhe Stiveni kemi një marrëdhënie të veçantë. Ne kemi qenë gjithmonë bashkë që të vegjël dhe gjithmonë kemi ndarë gjithçka”, thotë ai.Të dy kanë lindur në Ankona më 19 maj 2003 në një familje me origjinë shqiptare që emigroi në Itali në vitet nëntëdhjetë. Përvoja e tij e parë në futboll erdhi herët, në moshën 6-vjeçare, në Real Metauro, një klub amator me qendër në Pesaro. Në adoleshencë, djemtë hyjnë në Akademinë e San Marinos. Këtu vjen intuita e skautëve të Çezenës, të cilët sjellin binjakët Shpendi në akademinë e të rinjve. Me ato ngjyra që nga U-17 deri tek ekipi i parë, madje edhe fitimi i një kampionati me të rinjtë. Atë vit, të dy ishin të papërmbajtshëm: Stiveni shënoi 23 gola, Kristiani 15. Paraqitje që nuk mund të kalojnë pa u vënë re, në sytë e Mimo Toskanos, trajner i ekipit të parë. Që nga ai moment, filloi një ngjitje e shpejtë që solli përpara Stivenin dhe tani Kristianin në qendër të vëmendjes: “Jam shumë i lidhur me këtë klub, Çezena na dha mua dhe vëllait tim mundësinë për të luajtur futbollin që vlen. Dhe pastaj janë tifozët. Të mrekullueshëm. Çfarë shfaqjeje që japin. Gjithmonë plot dhe nuk ndalen së kënduari. Njeriu ynë i dymbëdhjetë në fushë”, shprehet Kristian Shpendi.

NGJASHMËRIA – Rruga është ende shumë e gjatë për të dy futbollistët. Stiveni është thirrur për të kontribuar në shpëtimin e Empolit. Kristiani dëshiron dhe duhet të vazhdojë kështu që të kthehet së bashku me vëllain e tij: “Unë i shikoj të gjitha ndeshjet e Stivenit dhe, kur dalim, krahasohemi me situatat në fushë. Ai është shumë i mirë në driblim, ndoshta unë lëviz më mirë në zonën e penalltisë. Nuk ka pasur kurrë zili mes nesh, i uroj gjithmonë vetëm më të mirat vëllait tim”. Të dy janë gjithashtu “shumë” të ngjashëm. Trajnerët, prindërit dhe madje edhe shokët e skuadrës i ngatërrojnë me njëri-tjetrin që në moshë të vogël. “Ndodhte shpesh, sidomos në turnetë e verës kur ishim fëmijë, që të dy ‘luftonim’ për titullin e golashënuesit më të mirë. Por, për fat të keq, ndodhi që ata na ngatërruan dhe i caktuan golat gabimisht, duke favorizuar njërin më shumë sesa tjetrin”, përfundon sulmuesi, i cili është një ndër lojtarët më premtues të Çezenës. Pas pak muajsh, mbiemri i tij, edhe falë punës së Stivenit, ishte në faqet e të gjitha gazetave vendëse. Tifozët bërtasin emrin e tij në çdo veprim. Ashtu si në derbin e fundit me Riminin, ku shënoi para 15 mijë njerëzve. Së fundmi ai ka rinovuar kontratën me Çezenën deri në vitin 2026.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"