Shorti i Ligës së Kampioneve / Caktohen dy vazot e para, të tjerat i ndan Liverpuli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2017 | 0:00

Shorti i Ligës së Kampioneve / Caktohen dy vazot e para, të tjerat i ndan Liverpuli

Mungojnë vetëm 5 emra për të plotësuar kuadrin e 32 skuadrave që do të marrin pjesë në fazën në grupe të Ligës ë Kampioneve. Por kushdo që të kualifikohet nga 5 ndeshjet e mbetura të play-off që luhen të mërkurën, që tani është e qartë se cilat do të jenë skuadrat në dy vazot e para gjatë shortit që hidhet të enjten në orën 18:00.

Shorti Champions

Vazo e parë është e përcaktuar prej kohësh nga UEFA dhe përbëhet nga kampionet e 8 vendeve të para në renditjen e shteteve që përpilon ky institucion.

vazo 1

Që nga vazo e dytë fillon ndarja sipas koeficienteve dhe kualifikimi i sotëm i Seviljes ka plotësuar 8-shen që do të hidhet bashkë në short dhe ku gjenden shumë skuadra të forta si Barcelona, PSG, dy ekipet e Mançesterit apo edhe Borusia Dortmund.

vazo 2

Vazot e tjera mbeten të hapura dhe varen nga ndeshjet e fundit që do të luhen. Liverpuli është skuadra që ka mbetur në garë që ka koeficientin më të lartë dhe nëse kualifikohet përballë Hofenhajm, do të plotësojë vazon e tretë ku ka vetëm një vend bosh dhe gjenden janë ekipe si Napoli, Totenhem apo Roma.

vazo 3 4

ndeshjet

Shënim* Në kllapa janë koeficientet e skuadrave sipas UEFA-s

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"