Shorti i Kupës së Mbretit/ Real dhe Barcelona me fat, Valencia përballë surprizës së këtij kompeticioni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 14:51

Shorti i Kupës së Mbretit/ Real dhe Barcelona me fat, Valencia përballë surprizës së këtij kompeticioni

Është hedhur ditën e sotme shorti i raundit 1/16 të Kupës së Mbretit. Dy superfuqitë e futbollit spanjoll Real Madridi dhe Barcelona janë favoritë për të kaluar me sukses këtë fazës së kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të futbollit iberik.

agencia-efe_multimedia_4112834.multimedia.photos.15978911.file

Madrilenët sfidohen nga ekipi i kategorisë së dytë Real Zaragoza, kurse kampionët në fuqi të Spanjës, Barcelona do të përballen me Leganesin e vendit të parafundit në La Liga.

Skuadra surprizë e këtij edicioni në Kupën e Mbretit, Kultural Leonesa (eliminuan Atletiko Madridin) do të tentojnë të eliminojnë fituesit e edicionit të kaluar të këtij kompeticioni, Valencian.

Andaluzinët e Sevijas përballen me Mirandesin, ekip që konkuron në La Liga 2.
Të gjitha takimet e kësaj faze zhvillohen me vetëm një ndeshje dhe do të luhen të gjitha në datat 28-30 janar. Në këtë moment të Kupës së Mbretit do të aplikohet dhe VAR-i.

Shorti i raundit 1/16 të Kupës së Mbretit cakton këto përballje:

Badajoz-Granada

Kultural Leonesa- Valencia

Tenerife-Athletik Bilbao

Real Zaragoza-Real Madrid

Mirandes-Sevija

Rajo Vajekano-Vijareal

Barcelona- Leganes

Real Sociedad-Osasuna

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"