Shnajder zbulon prapaskenën e Etosë te Interi: E bëj vetëm për Murinjon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 16:28

Shnajder zbulon prapaskenën e Etosë te Interi: E bëj vetëm për Murinjon

Uesli Shnajder ka zbuluar një prapaskenë gjatë kohës që ai luante te Interi. Holandezi ka fituar tripletën me Samuel Eton dhe Murinjon në vitin 2010. Eto, në atë kohë ndryshoi pozicionin e tij natyral, duke u kthyer në një sulmues anësor.

412409_TS_06-09-18_6998190279_

Pas largimit të Murinjos erdhi Benitez. Ky i fundit i kërkoi kamerunasit të bëntë të njëjtën gjë, pra të luantë si anësor i majtë. “Eto u përgjigj se atë gjë e bën vetëm për Murinjon dhe asnjë tjetër”, deklaroi Shnajder. Eto është shpallur 4 herë futbollisti më i mirë i Afrikës dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Kameruni me 56 gola. Ish numri 9 i Interit, tashmë 37 vjeç, vazhdon të luaj ende ne Katar, po ashtu edhe Shnajder është në të njëjtën ligë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"