“Shkoj ku më rreh zemra, jo tradhti për Zvicrën”, rrëfimi special i Bajramit: Shqipëria, vendim që të ndryshon karrierën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2021 | 23:38

“Shkoj ku më rreh zemra, jo tradhti për Zvicrën”, rrëfimi special i Bajramit: Shqipëria, vendim që të ndryshon karrierën

Ka bërë më parë që të qajnë hel vetët. Së fundmi ata të Viçencës. Nedim Bajrami, i lindur në Zyrih nga prindër me origjinë nga Maqedonia e Veriut, ka vendosur: Do të luajë me Shqipërinë. Në pritje të pasaportës së tretë për të, së fundmi ka udhëhequr Empolin në një fitore që mund të vlejë edhe… Serinë A (Empoli u ngjit në krye të Serisë B, si pretendentja kryesore për të siguruar elitën për edicionin e ardhshëm)”, është hyrja e intervistës së Nedim Bajramit dhënë për “Gazzetta dello Sport”, një nga risitë në Kombëtare nga Edi Reja për ndeshjet e muajit mars.

nedim bajrami

Çfarë ju ka thënë Reja për t’ju bindur?

Asgjë të veçantë. Është një zgjedhje që është pjekur pak nga pak. Kam biseduar me familjen time (Në Zyrih ku babai është një teknik kondicionerësh dhe mamaja shtëpiake, me të cilët jetojnë edhe dy motrat e tij më të mëdha) si dhe disa miq të mi si Abrashi, i cili aktualisht luan me Bazelin. Kam pasur pak dyshime që në fillim: Do të shkoj atje ku më rreh zemra. Këtë gjë i kam thënë edhe trajnerit të Kombëtares U-21 të Zvicrës.

Edi Reja ka shprehur shqetësimin se mund të mos ju ketë në dispozicion për ndeshjen e 25 marsit në transfertë me Andorrën…

Besoj se brenda kësaj jave do të sistemohet gjithçka. Dokumentet për të pasur pasaportën shqiptare janë të gjitha në rregull.

Keni qenë pjesë e Zvicrës nga U-15 deri në U-21, por për atë më të rëndësishmen vendosët të iknit. Ndiheni sadopak tradhtar?

Kështu është futbolli. Ndodh që të marrësh një vendim që të mund të të ndryshojë karrierën. Sidoqoftë, fat të mbarë Zvicrës në Europian.

Më 9 mars, “Blick”, një gazetë zvicerane për gjermanishtfolësit ka shkruar: “Shqipëria na ka vjedhur xhevahirin tonë nga U21”. Ndjesi faji për këtë?

Jo, sepse ne shqiptarët kështu jemi.

Kështu, si?

Ne e duam tokën tonë.

Shumë nacionalist?

Sigurisht, mbase shumë…

A njihni nga “kolonia” e shqiptarëve në Itali?

Ajeti i Rexhianës që ka luajtur më parë me mua te skuadra e Grasshopers (Ajeti ndoqi të njëjtën rrugë: Pesë vjet me ekipet kombëtare të të rinjve në Zvicër dhe më pas zgjodhi Shqipërinë) dhe Memushajn që luan te Peskara.

bajrami55

Jeni i afërt i Bajramit që luan me Birmingemin, në Angli?

Jo, por është diçka që nuk më habit pasi mbiemri im është shumë i zakonshëm në Shqipëri.

Prindërit kanë lindur në Tetovë, Maqedoninë e Veriut, në një pozicion strategjik në kufirin me Shqipërinë dhe Kosovën. Është konsideruar si kryeqyteti i minoritetit shqiptar mes dy popujve me një rivalitet që zgjat prej shekujsh…

Tani gjërat shkojnë fatmirësisht shumë mirë. Bashkëjetesa nuk është më një problem.

Si jetohet në Tetovë?

Mirë, është një qytet i vogël (rreth 80 mijë banorë) dhe unë kthehem atje një herë në vit. Siç bëjnë shumë emigrantë shqiptarë në Itali, Francë apo Gjermani.

Po në Zyrih, si jetohet?

Edhe atje mirë, pavarësisht se zviceranët janë pak të ngurtë.

Në Empoli?

Më kujton Tetovën. Një qytet i qetë, i cili është vetëm disa minuta larg Firences. Nuk është e njëjta gjë. Megjithatë, italianët janë të hapur dhe të përzemërt.

Reja thotë se duhet të mësosh që të mbrosh…

Po përpiqem, por mua më pëlqen që të sulmoj.

bajrami

Napoli ju ka në listën e dëshirave sidomos pas atyre dy golave që i shënuat në Kupë. Edhe Juventus po ju ndjek… Vërtet?

Për momentin mendoj vetëm për Empolin.

Empoli, a është gati për t’u ngjitur?

Fitorja e fundit ndaj Viçencës na ka dhënë akoma edhe më shumë besim. Mund t’ia dalim, ndaj le të vazhdojmë kështu.

Është më shumë e komplikuar për t’u ngjitur në Serinë A apo për të shkuar në Botëror?

Të mos bëjmë shaka. Shqipëria është në një grup të tmerrshëm. Megjithatë, do ta provojmë. Pas Andorrës do të luajmë ndaj Anglisë në shtëpi. Çfarë ndeshjeje, nuk dua që ta humb. Të shkoj në Serinë A me Empolin nuk më mjafton…

OLSI TUJANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"