Shkëmbi trajner tek Tirana? Ish-kapiteni i Skënderbeut tregon të vërtetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 21:12

Shkëmbi trajner tek Tirana? Ish-kapiteni i Skënderbeut tregon të vërtetën

Zërat ditët e fundit, e lidhnin trajnerin e Lirisë së Prizrenit, Bledi Shkëmbin, me postin e kreut të pankinës tek Tirana, që do të zëvendësonte edhe Ze Marian. Por, në një intervistë për insporti.com, Shkëmbi ka mohuar zërat për këtë lëvizje të tillë.

shkembi

“Nuk ëshët asgjë e vërtetë, unë nuk e di nga kanë dalë këto fjalë. Do të shqyrtoj ofertat që mund të kem, por të mos flasim për Tiranën, pasi është një klub i madh. Nuk kam biseduar ende me zyrtarët e Lirisë dhe me asnjë skuadër tjetër, sepse është ende shumë herët” – deklaron Shkëmbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"