Shkëlqeu dhe mbuloi në perfeksion Xhekon, ja si vlerësohet Dermaku nga media italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 10:00

Shkëlqeu dhe mbuloi në perfeksion Xhekon, ja si vlerësohet Dermaku nga media italiane

Parma ku aktivizohet mbrojtësi shqiptar Kastriot Dermaku, ka mposhtur në shtëpi Romën me rezultatin 2-0.

dermaku

Pikërisht mbrojtësi shqiptar ishte një nga më të mirët në fushë, teksa neutralizoi shumë aksione të verdhekuqve.

Media italiane “Tuttomercato.web”, e ka vlerësuar Dermakun me notën 7 dhe shkruan për të: “Shqipëria mund Bosnjen në fushën e Tardinit. Xheko bëhet i padëmshëm. Mbrojtësi shqiptar rritet nga sfida në sfidë, me siguri ai firmos testin më të mirë të tij në Serinë A”.

Dermaku po kthehet në një “mur” te Parma dhe është një garanci e madhe për mbrojtjen e Kombëtares.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"