Shkelje e rregullave të “Fair Play Financiar”, UEFA nuk fal dhe dënon klubin e madh francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 21:24

Shkelje e rregullave të “Fair Play Financiar”, UEFA nuk fal dhe dënon klubin e madh francez

UEFA nuk fal skuadrat që shkelin rregullat e “Fair Play Financiar” dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe me klubin  francez të Marsejës.Olympique-de-Marseille-Players-Salaries-2019-20-Weekly-Wages-3

Këta të fundit kanë bërë disa shkelje dhe për këtë arsye UEFA ka vendosur t’i dënojë. Marseja i ka shpëtuar dënimit më të rëndë, siç ishte përjashtimi nga Kupat e Europës, teksa është dënuar vetëm me gjobë.

Klubi francez duhet të paguajë një gjobë prej 3 milionë eurosh dhe ju është bërë e ditur se në dy sezonet e ardhshme, do u mbahet 15 % e të ardhurave. Kjo mund të quhet deri diku një dënim i lehtë, teksa më parë kemi parë raste kur skuadra për të njëjtat shkelje janë dënuar me përjashtim nga Kupat europiane, siç është rasti i Sitit.luiz-gustavo-nicolas-pepe-lille-marseille-ligue-1-30092018_15bwqss00hmys19sm6pfl8kbbq

Kujtojmë se Marseja për sezonin e ardhshëm është kualifikuar në Ligën e Kampioneve dhe do të luajë aty, pas viteve kur nuk kishte marrë pjesë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"