Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor dhe iu sekuestrua makina superluksoze, ylli i MMA-së paraqitet në gjykatë për 6 vepra penale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2022 | 14:04

Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor dhe iu sekuestrua makina superluksoze, ylli i MMA-së paraqitet në gjykatë për 6 vepra penale

Konor MekGregor u paraqit sot në gjykatën e Dublin në cilësinë e të akuzuarit për gjashtë shkelje të rregullave rrugore, duke përfshirë drejtimin e rrezikshëm me “Bentley” e tij 150,000 paundësh gjatë muajit të kaluar.

MEKGREGOR

Luftëtari 33-vjeçari i MMA-së u paraqit në Gjykatë i akuzuar për dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit më 22 mars, si dhe drejtimin e automjetit pa sigurim dhe patentë.

Ai u ndalua për veprime të rrezikshme gjatë rrugës për në palestër në një nga autostradat në Dublin. Supermjeti I tij u sekuestrua, pas këtyre veprimeve të MekGregorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"