Shkatërruan me 7 gola Torinon, flet Pioli: Na quajtën të “vdekur”, jemi 3 kilometra larg majës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2021 | 13:40

Shkatërruan me 7 gola Torinon, flet Pioli: Na quajtën të “vdekur”, jemi 3 kilometra larg majës

Pas suksesit në Torino që e afron Milanin në Ligën e Kampionëve, Stefano Pioli gëzohet, por nuk mendon të ulë presionin ndaj ekipit:

Pioli.Milan.2020.21.richiama.750x450

“Kanë qenë dy ndeshje kaq të vështira në transfertë dhe kemi bërë dy paraqitje të rëndësishme, të cilat janë një shenjë shumë domethënëse. Na duhet ende një fitore, ndaj duhet të mendojmë për sfidën me Kaljarin. Jemi 3 km nga maja, por derisa ta arrijmë çdo gjë mund të ndodhë”. Trajneri i Milanit predikon për kujdes dhe u kërkon djemve të tij një sforco të fundit.

“Dy javë më parë na quanin të vdekur, por tani kemi fatin në duar. Besoj se jemi bërë një ekip i fortë nga pikëpamja mendore. Për sa kohë që nuk e kemi kaluar vijën e finishit, nuk mund të heqim dorë nga asgjë. Skuadra e meriton këtë renditje dhe klubi e meriton Champions-in.

Jemi duke ndërtuar diçka që mund të na japë fryte të menjëhershme, por që do të na japë shumë gjëra për të ardhmen. Ne kemi punuar për një vit e gjysmë dhe kjo tregon, por ne mund të festojmë vetëm kur ta arrijmë Champions-in”, përfundoi deklaratën e tij Stefano Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"