“Shijuam një derbi spektakolar”, Duka: Futbolli shqiptar ka cilësi dhe mbrëmja e sotme e vërtetoi!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 23:12

“Shijuam një derbi spektakolar”, Duka: Futbolli shqiptar ka cilësi dhe mbrëmja e sotme e vërtetoi!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk i kurseu elozhet, pas derbit të kryeqytetit Tirana-Partizani, që përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të skuadrës së kuq.

duka

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Duka e ka quajtur duelin e sotëm një derbi spektakolar, me emocione dhe një stadium plot tifozë që i dha bukuri sfidës.

Sipas numrit 1 të FSHF-së, futbolli shqiptar ka cilësi dhe mbrëmjen e sotme e vërtetoi më së mirë këtë.

STATUSI I DUKËS:

Shijuam një Derbi spektakolar, me emocione në një stadium plot tifozë që i dhanë akoma më shumë bukuri ndeshjes.

Duke qënë në fund të këtij viti, dua t’i përcjell urimet më të mira të dy skuadrave dhe uroj të na dhurojnë gjithmonë ndeshje emocionuese gjatë të gjithë sezonit.

Futbolli shqiptar ka cilësi dhe mbrëmja e sotme e vërtetoi më së miri këtë!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"