Sherri te Partizani në mesnatë, zbulohet kush u zu me Boldorin poshtë pallatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 10, 2020 | 15:24


Sherri te Partizani në mesnatë, zbulohet kush u zu me Boldorin poshtë pallatit

Pas pesë rasteve me Koronavirus të konfirmuara te Partizani, është rritur edhe tensioni në kampin e kuq, aq më tepër para një ndeshje të rëndësishme siç është ajo në derbi ndaj Tiranës.Kukesi-Partizani Shkurtaj vs Boldor

“Panorama Sport” ka mësuar se mbrëmjen e djeshme ka pasur një përplasje mes njërit nga lojtarët e Partizanit që rezultoi ditën e djeshme me Koronavirus dhe mbrojtësit Boldor, i cili kishte rezultuar pozitiv para dy ditëve. Mësohet se personi me të cilin është përplasur rumuni ka qenë Erald Çinari.

Fillimisht kanë pasur një debat në telefon, për shkak se Çinari ka rezultuar pozitiv dhe i është përveshur Boldorit në telefon duke e akuzuar për pakujdesi. Mbrojtësi rumun ka mohuar që të ketë bërë veprime me qëllim, por më pas debati ka degjeneruar në të shara.

Çinari dhe dy lojtarë të tjerë janë nisur drejt shtëpisë së Boldorit dhe pas një debati verbal ka pasur edhe përplasje fizike. Kjo ka alarmuar së tepërmi motrën e Boldorit që ka filluar të bërtasë me të madhe!

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com