Shënoi tre gola ndaj Nantës, Alegri thur elozhe për Di Marian: Ai sheh gjëra që të tjerët nuk i imagjinojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2023 | 9:52

Shënoi tre gola ndaj Nantës, Alegri thur elozhe për Di Marian: Ai sheh gjëra që të tjerët nuk i imagjinojnë

“Jam më shumë se i lumtur nga paraqitja jonë, sepse nuk ishte një ndeshje e lehtë. Kishim kundër jo vetëm një ekip që na vuri në vështirësi në Torino, por edhe një publik shumë të zjarrtë. Por perlat e Di Marias dhe kartoni i kuq i Pallo na e bënë më të lehtë ndeshjen dhe jemi të lumtur për arritjen ne 1/8-at e finaleve, ndonëse Liga e Europës nuk është aspak e lehtë për t’u fituar, siç mund të mendojnë të tjerët”.

ALEGRI DI MARIA

Ishin këto fjalët e para të Masimiliano Alegrit, pas kualifikimit në 1/8-at e Ligës së Europës, me trajnerin e Juventusit që ngre në piedestal Di Marian dhe nënvizon gjërat që duhen korrigjuar për të mbërritur te suksesi në Europë:

“Kur flas për kampionë, Di Maria sot (dje) dha shembullin. Lojtarët si Angel dinë që të bëjnë gjërat e vështira të duken shumë të lehta, sepse arrijnë të shohin atë që të tjerët as që mund ta imagjinojnë. Për më shumë, kampionë si Di Maria dinë të ngrenë të gjithë nivelin e skuadrës, jo vetëm të vendosin ndeshjen, ndonëse tani është edhe radha e të tjerëve që të ndihmojë Angelin për të përsëritur sa më shpesh paraqitje si këto. Duhet të përmirësohemi në shpejtësinë e pasimit, sepse nëse topi ecën më shpejt, mund ta shfrytëzojmë më mirë Di Marian dhe të tjerët. Personalisht dhe nuk lodhem së përsërituri, Juventusi, me përjashtim të Napolit që po bën një kampionat më vete, ka bërë gjëra shumë të mira pas dy muajve të parë në kaos. Do të ishim të dytët në kampionat, ndonëse pengu im është dalja përpara kohe nga Championsi. Gjithsesi, e patë që sot edhe pse ishim 3-0, u nervozova se doja golin e katërt. Kjo ishte për ata që mendojnë se unë punoj vetëm për të fituar 1-0”, u shpreh Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"