Shënoi pas një muaj pushim prej dëmtimit, Zogaj: Fati ishte me mua te goli, fitorja na qetësoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2022 | 22:50

Shënoi pas një muaj pushim prej dëmtimit, Zogaj: Fati ishte me mua te goli, fitorja na qetësoi

Silvio Zogaj u bë hero për Kastriotin në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë. Pas rreth një muaji jashtë fushave, ai u rikthye me gol, duke i dhënë tri pikë skuadrës krutane.

silvio zogaj

Në një intervistë për “Panorama Sport”, 25-vjeçari tregoi emocionet e ndeshjes së fundit, si dhe foli për vazhdimësinë në kampionat.

Një muaj jashtë fushës për shkak dëmtimi dhe në kontaktin e parë me topin shënuat, çdo thotë kjo për Silvio Zogajn?

Për të saktësuar janë 25 ditë dhe jam munduar të kthehem në fushë, pak më shpejt se është koha e rikuperimit, që edhe ndihmoi ekipin, por edhe veten duke u ndier mirë, pas rikuperimit. Por edhe Zoti të ndihmon, pasi më shumë i kushtohet fatit se sa meritës së shënimit të golit.

Ndëshkuat Vllazninë, skuadrën ku keni deklaruar se keni kaluar mirë…

Ne jemi tashmë profesionistë, e kjo realisht më largon nga ndjesitë që kam për një ekip. Unë do të mundohem të bëj më të mirën për Kastriotin tani e mbrapa. Ndoshta këtë do ta bëja edhe në vend të Vllaznisë të ishte një ekip tjetër e do të doja ta uroja që për skuadrën e Vllaznisë të bëhet më e mira.

Goli juaj ishte vendimtar, besonit se do të kalonit me sukses këtë takim?

Sigurisht që ishte lumturi për mua që goli im kishte vlerën e tri pikëve, që e ndihmojnë së tepërmi ekipin e Kastriotit në këto momente. Erdhi në një moment që sjell qetësi, por që ishte dhe një motivim për mua për të shkuar edhe më lart.

Ndonjë dedikim të veçantë për këtë gol të parë sezonal?

Këtë dedikim unë dua t’ia kushtoj familjes sime, që më kanë qëndruar shumë afër këtë kohë të rikuperimit.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"