Shënoi dy gola, por s’është i lumtur, Hasani: Jemi të bashkuar për të kaluar ngërçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 16:47

Shënoi dy gola, por s’është i lumtur, Hasani: Jemi të bashkuar për të kaluar ngërçin

Florent Hasani ishte heroi i fitores së Tiranës ndaj Teutës, ku shënoi dy gola. Sulmuesi tregoi arsyen se pse nuk ëhstë i lumtur pas këtyre dy golave, por beson se duke qenë të bashkuar Tirana do ta kalojë ngërçin.

bandicam 2023-11-01 16-27-41-170

8 gola në 11 javë, por nuk dukesh i lumtur?

“Normalisht nuk mund të jem shumë i lumtur, pasi është një pozitë që nuk na takon si ekip. Gjithsesi, pas kësaj fitore duhet të kalojmë ngërçin. Gjatë kësaj periudhe kam parë që skuadra, stafi dhe drejtuesit janë të bashkuar për të kaluar ngërçin. Vetëm duke qenë të gjithë bashkë mund të arrijmë që të kalojmë situatën.

Besoj se kjo fitore do ta lehtësojë grupin. Le të vazhdojmë formën e mirë si sot me fitore dhe të ecim përpara.

Nga erdhi ngërçi?

Duhen analizuar shumë gjëra. Tirana është klubi më i madh dhe jo i mësuar kohë pas kohe me rezultate të këqija.

Pas shumë vitesh, vijnë 4 humbje, gjë e cila ndikon si tek ekipi, drejtuesit dhe më shumë te tifozët.

Kjo ka ndikuar te grupi, plus se kanë ardhur edhe shumë lojtarë të rinj në fillim të sezonit. Ndaj 4 humbje janë përjetim jo i lehtë për ne që jemi më të “vjetër” në ekip, si dhe për ata që kanë ardhur gjatë verës.

Zotërimi i topit, zgjatje e skuadrës dhe mangësi në fazën mbrojtëse, pse?

Mendoj se skuadra ka pika të dobëta. Zgjatja e skuadrës ka qenë e dukshme në disa ndeshje dhe ne kemi punuar që ta përmirësojmë.

Më shumë kemi punuar te kjo zgjatja e skuadrës në fushë. Sa i përket fazës difensive, kemi çaluar, por kjo nuk është vetëm faj i mbrojtjes. Mbrojtja e një ekipi fillon nga sulmuesi i parë”, u shpreh Hasani pas fitores me Teutën për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"