Shënoi 2 gola, Boltit i bëjnë test antidoping

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 14:08

Shënoi 2 gola, Boltit i bëjnë test antidoping

Pas emocioneve vjen zhgënjimi. Usain Bolt nuk e fsheh këtë gjë në rrjetet sociale, teksa ka marrë një urdhër nga ana e Federata Australiane e Futbollit për të bërë një test antidoping. Diçka surprizuese, për rekordmenin e atletikës, i cili ka nisur të punojë për t’u bërë një lojtar profesionist me Coast Mariners.

usain bolt

Nuk është ende zyrtarisht, por pas dopietës së parë në miqësore i ka ardhur një njoftim ku duhet të paraqitet për të bërë testet antidoping. “Siç e dini, unë sapo jam tërhequr nga atletika dhe dua që të bëhem lojtar profesionist, por shikoni këtu. Si mund të bëj një test antidopingu tani, kur nuk jam ende lojtar profesionist? Bëhuni pak më seriozë”, shkruan xhamajkani në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"