Shehi përzien kartat, por rigjen… Behiratçen/ Ja si mund të luajë Tirana në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2022 | 22:08

Shehi përzien kartat, por rigjen… Behiratçen/ Ja si mund të luajë Tirana në derbi

Më në fund një lajm i mirë te Tirana. Me shumë mundësi, të mërkurën, Tirana do të ketë në fushë Zhozelin Behiratçen. Edhe pse lojtari vazhdon të stërvitet veçmas, gjasat janë që mbrojtësi të luajë titullar.

tirana

Një arritje për bardheblutë që e shohin mbrojtësin si një shtyllë e rëndësishme në skuadër. Gjithsesi, nga ana tjetër, Shehi është munduar që të fshehë formacionin anti-Partizani. Trajneri ndryshoi formacionin e parë me të dytë, por pa treguar se cilët do të jenë titullarët.

FORMACIONI – Me Behiratçen që mund të rikthehet, formacioni pritet të jetë i njëjtë si në sfidën me Kastriotin. Trajneri Orges Shehi ka një dyshim të vogël në këtë sfidë. Në vend të Toshevskit do të luajë Ismajlgeci që spostohet djathtas e Përgjoni majtas apo ekipi do të ketë një ndryshim me Lulajn në fushë si mbrojtës.

TIRANA5

Kjo mbetet për t’u parë. Pjesa tjetër e skuadrës është me Bekajn në portë, Behiratçen, Najdovskin, Përgjonin, Ismajlgecin, Deliun, Aleksin, Kallakun dhe treshen e sulmit, Hasani, Xhixha dhe Patrik.

DËMTIMET – Dihet që Tiranës i mungon Kristijan Toshevski, i cili ka probleme dhe nuk do të luajë në derbi, ndërsa Shehi ka improvizuar në dy krahët e mbrojtjes, ashtu siç mund të bëjë edhe këtë derbi. Orges Shehi, gjatë këtyre dy ditëve të fundit, ua ka bërë të qartë lojtarëve që të qetësohen dhe të hedhin pas shpine çfarë ndodhi në Durrës. “Tani duhet të fitojmë derbin”, mësohet të ketë thënë Orges Shehi.

KARTONËT – Sa u përket kartonëve, tre lojtarët që rrezikojnë takimin me Partizanin janë: Visar Bekaj, Redon Xhixha dhe Albano Aleksi. Të tre janë me nga tre të verdhë, ndërkohë që nëse ndëshkohen edhe me kartonin e katërt me Partizanin, që luhet në “Air Albania”, humbasin takimin me kurbinasit.

PARADERBI – Fakt është që këtë herë numrat nuk janë me Tiranën. Kjo pasi në shtatë pragndeshjet e tjera të Tiranës në derbi, skuadra me Shehin nuk e ka nisur kurrë me humbje siç do ta bëjë këtë pragndeshje të tetë ku bardheblutë vijnë me një humbje ndaj Teutës. Më përpara, në shtatë derbet e tjera, Tirana ka marrë gjashtë fitore, katër me durrsakët dhe një me Kastriotin si dhe një barazim, po me Teutën.

Shehi

Këtë herë situata është pak më ndryshe. Tirana shkon në derbi me një humbje. Një gjë e tillë ka ndodhur vetëm në 6 korrik 2020 kur Tirana paraqitej në derbi me një humbje 1- 2 ndaj Kukësit. Kështu, derbi i kryeqytetit do të zhvillohet po të mërkurën më datë 21 dhjetor, por do të startojë prej orës 20:00. Siç dihet, këtë sfidë e organizon Tirana dhe tifozët bardheblu pritet të jenë më të shumtë në numër. Kjo sfidë pritet të tregojë shumë mbi forcën e dy ekipeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"