Shehi dhe Ndreu me mungesa, zbuloni formacionet e mundshme në Tirana-Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2021 | 14:39

Shehi dhe Ndreu me mungesa, zbuloni formacionet e mundshme në Tirana-Kastrioti

Tirana do të ketë tri mungesa në sfidën e sotme ndaj Kastriotit. Najdovski, Përgjoni dhe Xhixha janë jashtë fushe, ndërsa Shehi duhet të mendojë për 11-shen anti-Kastrioti.

Kastrioti-Tirana

Stërvitja e vetme që është zhvilluar për ndeshjen me krutanët duket se e ka rreshtuar ekipin që do të hedhë në fushë Shehi. Kështu, nga minuta e parë luan Bekaj në portë.

Mbrojtja e njëjtë me katërshen Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari dhe Ismajlgeci. Në mesfushë në vend të të dëmtuarit Najdovski, luan Toli dhe më pas Totre e Limaj, ndonëse mund të ketë ndonjë hapësirë të vogël për Hotin.

Në sulm janë dy titullarë të padiskutueshëm, Ngo e Seferi, ndërsa Gjumsi sërish mund të jetë nga minuta e parë, në alternativë me Beshirajn. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë “turnover”-i, që Shehi të ruajë lojtarët për sfidën e fundjavës ndaj Kastriotit.

KASTRIOTI – Për ndeshjen e sotme me Tiranën krutanët do të bëjnë pa mbrojtësin e majtë Armando Rami, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Krahas tij në dyshim është edhe Mëllugja, ndërsa rikthehet Kodra që mungoi ndeshjen e fundit për shkak kartonësh.

TIR

KS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"