Shefat i vendosin ultimatum yllit të Bajernit: Rinovo ose ik…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 23:17

Shefat i vendosin ultimatum yllit të Bajernit: Rinovo ose ik…

Klubi i Bajernit është përpjekur vazhdimisht të mbështet në rinovimin e Alfonso Dejvis, por që skepticizmi i mbrojtësit kanadez ka trazuar “ujërat” e rinovimit.

dejvis

Prestigjozja gjermane “Bild” raporton se shefat e kampionëve gjermanë ia kanë bërë të qartë Dejvis, marrjen e një vendimi përfundimtar në kohë të shkurtër, pranimin e rinovimit, ose largimin në verë. Real Madrid e ka vendosur në krye të listës së transferimeve “raketën” kanadeze, së bashku me Kilië Mbape.

Rafael Guerreiro është e vetmja alternativë në krahun e majtë, nëse Alfonso zhvendoset larg Mynihut, ndonëse përflitet se Teo Hernandez do të jetë synimi kryesor i bavarezëve. Dejvsit i përfundon kontrata në vitin 2025, kurse kartoni i vlen 75 mln euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"