Shnajder: Ja pse Juvja nuk e fiton Champions-in as me Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2018 | 21:30

Shnajder: Ja pse Juvja nuk e fiton Champions-in as me Ronaldon

Një nga arkitektët dhe lojtarët më të mirë të vitit të tripletës për Interin, Uesli Shnajder, ka dhënë mendimin e tij për këtë sezon të ri që pritet të nisë në Seria A, veçanërisht edhe pas ardhjes së 5-herë fituesit të Topit të Artë në Itali, Kristiano Ronaldos.

shnajder

I kontaktuar nga mikrofonët e BeIN Sports, Shanjder deklaroi: “Nuk mendoj se një lojtar mund të ndryshojë gjithçka. Nuk është vetëm Ronaldo ai që bën diferencën. Ka skuadra më të forta se Juventusi dhe nuk mendoj se do e fitojë Champions League. Për kampionatin mendoj se mund të jem dakord, ka shumë shanse për ta fituar, por në Europë duhet diçka më shumë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"