“Shampanja është gati”, Ançeloti kërkon triumfin edhe në “El Clasico”: Me Barcelonën pres një ndeshje shumë të luftuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 19:43

“Shampanja është gati”, Ançeloti kërkon triumfin edhe në “El Clasico”: Me Barcelonën pres një ndeshje shumë të luftuar

Karlo Ançeloti foli në prag të “El Clasico”-, që mund ta sjellë Real Madridin e tij më afër fitimit të kampionatit: “Skuadra po rikuperon mirë. Ka lojtarë që kanë nevojë për një ditë shtesë. Ne do të vendosim në fushë skuadrën më të mirë të mundshme”.

anceloti

– Si i vlerësoni kritikat e marra pas arritjes në gjysmëfinale të Champions League?

Nuk jam i habitur. Të gjithë mund të kenë mendimin e tyre. Për ne është shumë e qartë se si duhet të luajmë. Duhet të menaxhosh mirë kur ke topin dhe kur nuk e ke. Deri më tani nuk kam parë asnjë tifoz të trishtuar: ata janë të gjithë të lumtur dhe jam edhe unë.

– Një ditë më parë Kasemiro tha që keni qarë kur ai u largua …

Ai ishte një legjendë dhe kur u largua ishte një moment emocionues jo vetëm për mua, por për të gjithë tifozët e Real Madridit.

– Tani vjen Barcelona…

Do të jetë një rival shumë i fortë, i cili po bën shumë mirë. Ne jemi të bindur se do të jetë një El Clasico si gjithmonë, shumë e luftuar. Është një mundësi e shkëlqyer për t’iu afruar La Ligas.

– Çfarë vlerësimi i jep këtij sezoni?

Ne jemi duke bërë mirë. Shampanja është gati dhe gjithçka që mungon për këtë muaj është qershia mbi të. Kemi bërë mirë, kemi kthyer lojtarët dhe duhet të vendosim qershinë në këtë muaj.

– Ku është forca e këtij grupi?

Të gjithë e vendosin suksesin e ekipit përpara egos personale. Të shohësh një angazhim si ky është e rrallë në një ekip të nivelit të lartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"