Sfidat e javës së 28-të, mësoni arbitrat që do të vendosin drejtësi në Superiore sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 12:16

Sfidat e javës së 28-të, mësoni arbitrat që do të vendosin drejtësi në Superiore sot

Do të luhen ditën e sotme 3 ndeshjet e fundit të Kategorisë Superiore, të vlefshme për javën e 28-të.

Vllaznia-Apolonia

Në 13:00, do të luhet ndeshja e parë për ditën e sotme dhe do të jetë ajo mes Apolonisë dhe Vllaznisë, ku shkodranët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të ndjekur hapin e kryesusve. Në këtë ndeshje, arbitër kryesor është zgjedhur Mario Shabanaj, i cili do të ndihmohet nga asistentët Denis Rexha dhe Endrit Veseli, ndërsa arbitër i katërt është Kridens Meta.

Në Skënderbeu-Teuta, e cila do të luhet duke filluar nga ora 16:00, do të vendosë drejtësi Kreshnik Cjapi, i ndihmuar nga Ilir Tartaraj dhe Orgest Grabova, ndërsa Dojando Myftari i katërt.

Në ndeshjen tjetër, atë mes Laçit dhe Bylisit, është zgjedhur si kryesor Klodian Shahini, i ndihmuar nga Fatmir Lama dhe Denis Agarah, ndërsa arbitër i katërt është Adrian Beqiraj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"