Sfida ndaj Krasnodarit/ Sormani: Nuk jemi të favorizuar në Rusi, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2016 | 19:47

Sfida ndaj Krasnodarit/ Sormani: Nuk jemi të favorizuar në Rusi, por…

“Nuk jemi aspak të favorizuar nga ndeshja e parë në Rusi”. Kështu u shpreh trajneri i Partizanit Adolfo Sormani në konferencën për shtyp një ditë para sfidës në Rusi, por shtoi se nuk zbret në fushë për të humbur.

Adolfo Sormani

Adolfo Sormani

Partizani do të luajë nesër takimin parë të turit “play off” të Ligës së Europës me Krasnodarin.

Trajneri i “demave” tha se i njeh mirë cilësitë e kundërshtarit, por premtoi se ekipi që drejton do të japë maksimumin.

Deklarata e Sormanit:

“Shpresojmë të dhurojmë një ndeshje të bukur , vijmë me entuziasëm të madh për ta luajtur pozitivisht këtë takim.

Përballë kemi një skuadër e cila sigurisht është shumë më lart se ne në shumë aspekte mjafton të shohësh renditjen në klasifikimin e përgjithshëm të Uefa-s pozicionohet në vendin e 86-të dhe disponon mjaft lojtar të shtrenjë.

E sigurtë është se ne do të japim gjithçka për të dhuruar një ndeshje pozitive. Shanset për kualifikim! Partizani do të tregoj se është një skuadër dhe luan si skuadër, duhet të jemi kompaktë dhe të gjithë lojtarët të japin maksimumin.

Kam ndjekur 6-7 ndeshje të Krasnodar dhe ata kanë luksin që në disa prej takimeve të mos aktivizojnë 4-5 lojtarë, pra do të thotë që disponojnë një organikë mjaft cilësore dhe të gjithë kanë shansin të kenë një vend titullari. Besojmë në fitore.

Nuk mendoj se ndonjë skuadër hyj në fushë për të humbur, jemi të vetëdijshëm që përballë kemi një kundërshtar mjaft të fortë por ne do të luajmë shanset tona. Nuk mendoj se jemi të favorizuar për faktiv se do të luajmë takimin e parë jasht, çështja kualifikim do të vendoset në dy sfidat ndaj mendoj se nuk na favorizon aspak ndeshja e parë në Rusi”,-tha Sormani.

Optimist për këtë ndeshje u shpreh edhe Labinot Ibrahimi, paçka se shtoi se kundërshtari është i fortë. “Ne do të japim gjithçka në fushë për treguar se nuk jemi rastësisht këtu dhe pse jot ë arrijmë një rezultat pozitiv.

Nuk druhem nga kundërshtarët dhe nuk mund të saktësoj se cili është lojtari që mund të na frikësoj. Për mua e rëndësishme është që skuadra të jap zbatoj me përpikmëri detyrat dhe të jap shpirtin në fushë”,-tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"