Sezoni i duhur, Milani me 7 kolona për titull/ Nga trajneri te rezervat, zbulohet strategjia e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 15:58

Sezoni i duhur, Milani me 7 kolona për titull/ Nga trajneri te rezervat, zbulohet strategjia e klubit

Ka kaluar një dekadë nga titulli i fundit i Milanit. Vite të vështira me rënie të vazhdueshme, por duket sikur ngjitjet kanë filluar kohët e fundit nën drejtimin e Stefano Piolit dhe një bordi drejtues që është ndërtuar në harmoni.

Milani

A do të jetë e mjaftueshme për t’u kthyer te suksesi? Me një Inter që duket më pak i fortë se viti i shkuar dhe një Juve në krizë, Milani mund të përpiqet të shtojë ritmin. Konkurrentët e tjerë, duke filluar nga Napoli, nuk mungojnë, por ka edhe një vetëdije për përparimin e bërë në dy sezonet e fundit.

PIOLI – Është herët të mendosh për titull, por kuqezinjtë janë një ekip që duket i gatshëm për të luftuar, falë edhe teknikut ambicioz në prapaskenë. Pioli i bindi të gjithë në Milanon kuqezi, së pari me profilin e ulët dhe shumë substancë, pastaj me zgjidhjet taktike dhe rritjen e të rinjve. Ideja ekzotike “Rangnik” u braktis shpejt, në dritën e rezultateve të arritura nga trajneri.

Ekipi kuqezi është vendi i tij i provës: me të mëdhatë e tjera arriti rezultate të mira, por gjithmonë ka vuajtur për hapin e fundit. Kjo është ajo që ai shpreson të bëjë me fanellën e “Djallit”, pasi ndërtoi një ekip solid, një grup në të cilin fjala grindje duket e panjohur. Pak yje, shumë ndjeshmëri: receta funksionon.

TONALI – Mos e quani të turpshëm. Lëvizje racionale por shpesh shumë të thjeshta, mirë në fazën mbrojtëse, disa rreziqe të ndërmarra: është fotografia e Tonalit e disa muajve më parë, por në këto ditët e para të sezonit të tij të dytë, 21-vjeçari ka qenë në gjendje të përcillte vlerën e thjeshtësisë së tij.

Duke u konfirmuar nga drejtuesit, duke mos u ndjerë më kalimtar, ndoshta e ka ndihmuar atë të bjerë në realitetin e një klubi të madh që do të ketë nevojë për të në të ardhmen. Milani është përqendruar te Tonali, Tonali është përqendruar te Milani: si titullar dhe si zëvendësues, ai po i jep cilësi mesfushës. Mendimi për mungesën dimërore të Kesit dhe Benaserit të thirrur në Kupën e Afrikës nuk përbën më një makth.

MAJK MENJA – Një surprizë vetëm për të tjerët pasi Majk Menja e di se sa vlen: ai e ka ditur atë gjithmonë, që kur ishte fëmijë në akademinë e PSG-së kur iu përgjigj siç duhet Ibrahimoviçit në version  provokues. I ardhur nga Franca me një ngarkesë të konsiderueshme statistikash të mira duke filluar nga penalltitë e pritura, 27-vjeçari mori shumë pak kohë për të hyrë në zemrat e tifozëve. Penalltia e Liverpulit ishte vendimtare, teksa pritjet ndaj Juves dhanë vazhdimësi: Menja nuk është më një hero i improvizuar, por një portier që di të udhëheqë mbrojtjen.

BRAHIM DIAZ – Pak muskuj, shumë kreativitet. Ai nuk ka një fizik dominant (jo atë që kishte Çalhanoglu), por po dëshmon se meriton numrin dhjetë që zgjodhi me guxim. Liverpul. Në Torino krijoi edhe kur të tjerët po luftonin dhe vërtetoi se e kishte kaluar lodhjen e Liverpulit pa probleme. Fiziku i dobët nuk duket se e pengon dhe tashmë askush nuk ka më dyshim për cilësitë teknike.

TOMORI – Një konfirmim i cilësisë. I afruar në janar, ai u fut në mekanizmat e Milanit, me forcë fizike e cila plotësohet më së miri nga mençuria taktike e Kjaerit. Krah danezit është rritur shumë: milionat e paguara te Çelsi janë shpenzuar mirë. Tomori është plotësuesi ideal i senatorit Simon, por ai gjithashtu di të qëndrojë përkrah kapiten Romanjolit. Kuqezinjtë në mbrojtje kanë më shumë se një siguri.

KALULU – Kur stoli ndihmon. Rezervat e Milanit në Torino ishin me moshë të re, por rezultuan funksionale. Simbol i fuqisë së linjave të dyta, Piere Kalulu: kur francezi hyri dhe Tomori u kthye në qendër ritmi kuqezi ndryshoi. Mbrojtësi i ri tashmë ka qenë i paçmuar në shumë raste: për sa kohë që Pioli ka lojtarë që vijnë në fushë aq mirë në çdo kohë, ai mund të rrijë i qetë. 55-vjeçari nuk ka një ekip të dyfishtë, por shumë shanse për të ndryshuar fytyrë gjatë garës, siç ka ditur shumë mirë të bëjë.

RAFAEL LEAO – I papërmbushuri e ka gjetur veten. Sa herë tifozët (dhe drejtuesit) kanë ngritur pyetjen: Kur do të shihet Leao i vërtetë? Sivjet, mbase portugezi ka filluar të jetë vetvetja dhe krahu i majtë i jep atij liri. Pjekuria e gjatë, por besimi i Milanit është shpërblyer: duke mos u endur më nga një pozicion në tjetrin, Rafa është përmirësuar dhe tani është ndër siguritë e ekipit ku luan.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"