Sezon i shkëlqyer, një statistikë tregon se Zhegrova është më i mirë se Mbape

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2023 | 22:20

Sezon i shkëlqyer, një statistikë tregon se Zhegrova është më i mirë se Mbape

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, po kalon një formë fantastike këtë sezon në kampionatin francez.

ZHEGROVA MBAPE

Në ndeshjet e fundit, anësori i Lilës ka rënë në sy për driblimet e bëra, çka e ka bërë atë lojtarin që ka kompletuar më shumë të tilla deri tani. Zhegrova kryeson me 46 driblime në kampionat, duke lënë pas Del Kastijon me 45, dhe Favre me 44.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Osmane Dembele ka 41 driblime, ndërsa shoku i tij i skuadrës te PSG-ja, ylli Kilië Mbape ka 39 driblime deri tani. Zhegrova ka shënuar edhe tre gola, si edhe ka dhënë 5 asiste për shokët e skuadrës në 24 takime të luajtura gjithsej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"