Sërish shifra të larta/ Ministria e Shëndetësisë tregon sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit, ndërrojnë jetë edhe 12 pacientë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2021 | 17:05

Sërish shifra të larta/ Ministria e Shëndetësisë tregon sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit, ndërrojnë jetë edhe 12 pacientë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 1152 raste të reja dhe kanë humbur jetën 12 pacientë. Kështu që nga fillimi i pandemisë 91,987 persona janë infektuar me COVID, ndërsa numri total i viktimave llogaritet 1,543.

koronavirusi-infektivi-urgjenca17-1

NJOFTIMI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË:

Janë kryer 3994 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1152 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

510 raste në Tiranë, 143 raste në Durrës, 74 raste në Lushnje, 58 raste në Fier, 44 raste në Kavajë,38 raste në Korçë, 34 raste në Tepelenë, 30 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, 26 raste në Librazhd, 17 raste në Shkodër, Berat, 13 raste në Kurbin, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kukës, 7 raste në Krujë, Vlorë, Mat, Gjirokastër, Kolonjë, 6 raste Ura-Vajgurore, Gramsh, 5 raste në Kamëz, Sarandë, 4 raste në Pogradec, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Mallakastër, Delvinë, Malësi e Madhe, Skrapar, Maliq, 2 raste në Devoll, Përmet, Vau i Dejës, Selenicë, Himarë, Peqin, Vorë, 1 rast në Has, Divjakë, Belsh, Dibër, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 740 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,983 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  7 qytetarë nga Tirana, 1 qyetetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kolonja, të moshave 58 -86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore                   1152

Të shëruar në 24 orë               740

Të shtruar në spitale                512

Humbje jete në 24 orë             12

Testime ditore                         3994

Testime totale                    410,393

Raste pozitive                       91,987

Raste të shëruara                55,983

Raste Aktive                          34,461

Humbje jete                            1,543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                         20265

Fier                             2980

Durrës                        1770

Elbasan                    1488

Shkodër                    1497

Vlorë                         1687

Lezhë                       1122

Korçë                     1036

Berat                     1001

Gjirokastër         799

Kukës                 467

Dibër                 349

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"