Seria B/ Entela e shqiptarëve me një këmbë jashtë kategorie, humbje për Bashën dhe Ndojin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2018 | 17:08

Seria B/ Entela e shqiptarëve me një këmbë jashtë kategorie, humbje për Bashën dhe Ndojin

Naser Aliji ka luajtur për 90 minuta në ndeshjen që Entela humbi në shtëpi ndaj Frosinones. Kjo do të thotë se Entela do të luajë një kategori më poshtë sezonin e ardhshëm me shumë mundësi. Kjo pasi ka edhe një ndeshje në dispozicion për të arritur play-out, pikërisht kundër Novarës që mban aktualisht këtë pozicion.
basha bari

Nga ana tjetër Bari i Migjen Bashës ka humbur në transfertë me rezultatin 1-0 ndaj Parmës. Skuadra e Bashës ka siguruar një vend për në zonën e Play-off dhe do të zhvillojë ndeshje shtesë për një vend në Seria A.
Edhe Emanuele Ndoji ka luajtur për 90 minuta në humbjen që Breshia pësoj në shtëpi ndaj Empolit të Veselit. Ky i fundit është aktivizuar në minutën e 82 në lojë, megjithëse ka qenë një lojtar stabël gjatë gjithë sezonit. Empoli ka siguruar Serinë A, duke fituar ligën. Ja pasqyra e plotë e rezultateve:

 

seria b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"