Selmani hapi rrugën, një tjetër lojtar i Laçit drejt transferimit në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2020 | 11:33

Selmani hapi rrugën, një tjetër lojtar i Laçit drejt transferimit në Turqi

Menemenspor skuadra ku luan portieri i Kombëtares Gentjan Selmani, kërkon edhe një tjetër futbollist nga kampionati shqiptar dhe bëhet fjalë për David Domgjonin, i cili luan me Laçin, siç raporton “milliyet.com.tr”

domgjo

Mbrojtësi 22-vjeçar i Laçit, është në kontratë me skuadrën kurbinase dhe nuk do të jetë e lehtë për të nënshkruar, ashtu siç ishte me Selmanin, që u bashkua me parametra zero.

Siç kjo media raporton,  Domgjoni pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, brenda pak ditëve. Në një prononcim, drejtori sportiv, Cenk Laleci u shpreh: “Ky transferim do të bëhet zyrtar brenda 2-3 ditëve. Madje kemi oferta nga Gjermania dhe Italia për Selmanin”.

Domgjoni kujtojmë, ka luajtur në të shkuarën për klube si: Tirana, Kastrioti dhe Liria.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"