Selmani është kthyer në protagonist te Kastrioti: E prisja një ftesë nga U21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2022 | 16:56

Selmani është kthyer në protagonist te Kastrioti: E prisja një ftesë nga U21

Santiago Selmani ka filluar të fitojë më shumë hapësira te Kastrioti dhe tashmë po gjen edhe më rregullisht rrugën e rrjetës. Sulmuesi sot shënoi golin e avantazhit të përkohshëm ndaj Kukësit, në barazimin 1-1 në Kamëz.

santiago selmani

“Me golin normalisht jam i lumtur, por më të rëndësishme janë tre pikët. Por kështu është futbolli, nuk kemi çfarë të bëjmë.

Normalisht që prisja një ftesë nga U21, besoj se me paraqitjet që kam bërë, kam bërë mirë, me 2 gola në 5 ndeshje. Por është trajneri që bën zgjedhjet e tij, mua më takon të punoj më shumë

Janë skema të trajnerit që i bëjmë në stërvitje ndaj kanë ardhur edhe golat. Unë dua të kap formën më të mirë, të ndihmoj skuadrën dhe të shënoj gol, normale. Por e rëndësishme është të marrim sa më shumë pikë të ndihmoj skuadrën.

Cili nga katër vëllezërit është më i mirë? Secili ka rolin e vet, secili punon sa më shumë në rolin e tij që të bëjmë më të mirën”, theksoi pas ndeshjes për “Oversport” Selmani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"